Rruga 'Gani Butka' sot do të mbyllet për qarkullim
Prishtinë, 14 gusht - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur së rruga Gani Butka do të mbyllet për qarkullim për shkak të punimeve dhe sanimit të kanalizimit nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal "Prishtina".
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që e qarkullojnë këtë rrugë, të bëjnë devijimin e rrugës gjatë këtyre dy ditëve.