Rruga Fushë Kosovë - Gjergjicë ende e papërfunduar
Prishtinë, 20 prill - Magjistralja Fushë Kosovë-Gjergjicë nuk ka përfunduar ende ndërsa zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës njoftojnë se sivjet do ti shpenzojnë edhe 7.4 milionë euro për këto punime.
Deri tash, kjo rrugë ka kushtuar rreth 55 milionë euro dhe ende sdihet se kur do të përfundojë.
Sipas Express punimet për këtë rrugë kanë nisur rreth pesë vite më parë, e ende nuk dihet se kur do të përfundojnë.
Tash për tash dihet se sivjet do të përmbyllen punimet e filluara deri në Gjergjicë. Vetëm për sivjet për vazhdimin e punimeve në këtë magjistrale janë dhënë mbi shtatë milionë euro.
Me këto miliona pritet të përfundojnë punimet prej Sllatinës e deri në fshatin Gjergjicë, ku këtu do të hyjnë edhe sinjalizimi i kësaj pjesë të magjistrales.