Rruga Astrit Bytyçi - me dalje të re në magjistralen Prishtinë-Shkup
Ferizaj, 6 korrik - Komuna e Ferizajt po punon me intensitet të shtuar në realizmin e mbi 90 projekteve infrastrukturore.
Në Ferizaj ka filluar së realizuari projekte të infrastrukturës rrugore që bëjnë lidhje të hyrje-daljeve të qytetit me arteriet kryesore, siç është rasti i rrugës Astrit Bytyçi, e cila lidhet me magjistralen Prishtinë-Shkup. Sipas kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ky projekt ka qenë i pranishëm në të gjitha planet urbanistike që nga vitit 1986.
Mirëpo ka munguar aftësia e të gjitha pushteteve për ta funksionalizuar këtë rrugë. Por, falë angazhimit permanent në shpronësimin dhe vlerësimin e pasurisë së tundshme të familjes së Bajraktarëve, procedurat janë realizuar, përkundër faktit që po kontestohet çmimi i vlerësimit. Kështu janë krijuar mundësi për vendosjen e kanalizimit dhe kolektorit të pjesës lindore të qytetit, pas së cilës do të fillojë procedura e tenderimit për asfaltimin e kësaj rrugë tepër të rëndësishme për qytetin e Ferizajt, ka thënë kryetari Svarqa.
Me këtë rast Komuna e Ferizajt ka falënderuar familjen e Bajraktarëve për mirëkuptim gjatë fillimit të realizimit të këtij projekti dhe Policinë e Kosovës për mbështetje gjatë tejkalimit të kontesteve me rastin e realizimit të projekteve infrastrukturore.