Rritje rekorde e operimeve komerciale për muajin nëntor me rreth 25%
Prishtinë, 3 nëntor - Gjatë muajit Nëntor 2018, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) janë realizuar gjithsejtë 1201 Operime Komerciale. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku në bazë të statistikave të numrit të operimeve për këtë periudhë e në të cilën janë realizuar gjithsejtë 966 operime, vërehet një rritje e numrit të operimeve me rreth 25% apo 235 operime më shumë.
Ndërkaq në periudhën Janar – Nëntor 2018 janë realizuar gjithsej 15363 operime komerciale, ku nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar Janar – Nëntor 2018, ku janë realizuar 13735 operime, kemi një rritje prej rreth 11%, apo 1628 operime më shumë.
Sipas statistikave të Departamentit të Informacionit Aeronautik të ASHNA-së, për periudhën nga viti 2002 e deri më sot, është ofruar shërbim për rreth 300 mijë operime.