23 Dhjetor 2024

Rritje e numrit të pasagjerëve në aeroportin e Shkupit

Shkup, 7 dhjetor - Rritje e numrit të pasagjerëve të transportuar për 11 për qind është regjistruar në nëntor të këtij viti nga aeroporti "Aleksandri i madh" në Shkup në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, në nëntor janë transportuar 62.371 pasagjerë, për dallim nga nëntori i kaluar kur  janë transportuar 56.180 pasagjerë.

Rritje më të madhe ka në numrin e pasagjerëve të linjave të rregullta, që ka të bëjë në vendosjen e destinacioneve të reja direkte drejt më shumë qyteteve evropiane dhe drejt Dubait gjatë nëntorit. Në linjë të rregullta në nëntor janë rregjistruar 60.873 pasagjerë, që është për 21,5 për qind më shumë nga ky muaj i vitit të kaluar kur në linjë të rregullta kanë udhëtuar 50.089 pasagjerë.

Pas rikonstruimit dhe modernizimit të aeroportit "Aleksandri i Madh" në Shkup, i cili përfundoi  në shtator të vitit të kaluar  me ndërtimin e ndërtesave të reja terminale për pritje dhe përcjellje të pasagjerëve, numri i kompanive të cilët operojnë në destinacione të reja dhe numri i pasagjerëve në vazhdimësi shënon rritje.

Gjithashtu, me implementimin e projektit të Qeverisë për përkrahje financiare për nxitje dhe zhvillim të komunikacionit ajror pritet edhe rritje plotësuese e numrit të pasagjerëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)