27 Dhjetor 2024

Rritet siguria në aeroportet franceze

Paris, 19 janar - Pas sulmeve të fundit në Paris është rritur siguria në aeroportet franceze. Ushtria franceze ka vendosur më shumë trupa në ndihmë të 2 mijë forcave të personelit të sigurisë në aerportin e mbingarkuar të kryeqytetit, Charles De Gaulle.

Në mbarë vendin janë dislokuar 122 mijë policë dhe forca të mbrojtjes së qytetarëve, kryesisht në shkollat hebraike dhe mjetet e transportit.

Ndërkohë të shtunën, forcat e ushtrisë janë shpërndarë në mbrojtje të objekteve që mund të bëhen shënjestër e terroristëve edhe në Belgjikë, duke përfshirë disa ndërtesa të lagjes hebraike në qytetin port të Antwerpit.

Kjo është hera e parë në 30 vjet që autoritetet po përdorin forcat e ushtrisë, në mbështetje të policisë në qytetet belge.

Forcimi i masave të sigurisë vjen pasi të premten autoritetet gjermane dhe frenge arrestuan të paktën 14 të dyshuar për lidhje me grupet e Shtetit Islamik.

Në mbarë Gjermaninë janë rritur masat e sigurisë kryesisht në rrjetin e transportit, përfshirë dhe stacionin e trenit në Drezden.

Një grup i vetëquajtur Europianët Patriotë kundër islamizimit të Perëndimit ka organizuar 3 muajt e fundit protesta anti-islam në qytetin Drezden. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)