28 Dhjetor 2024

Rritet numri i udhëtarëve me aeroplan për 12 %, bie ai me tren për 8 %

Prishtinë, 31 janar - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit” për tremujorin e katërt (TM4) 2016, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor dhe Postë Telekomunikacionin..

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për territorin e Kosovës, si vijon: gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 binarë hekurudhorë privatë.

Ndërsa, qarkullojnë 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë: 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.

Në tremujorin e katërt të vitit 2016, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 64 mijë, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016, numri i udhëtarëve është ulur për 8.80%.

Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e katërt të vitit 2016, është 133 mijë tonë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2015) ka pasur ulje për 15.80%.

Numri i fluturimeve në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2016 ishte 1 564, ose 12.76% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2015).

Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti, ishte rreth 394 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2015), ku ka një rritje për 18.60%.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)