26 Dhjetor 2024

Rritet numri i fluturimeve në vitin 2017

Prishtinë, 31 korrik – Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit, për tremujorin e dytë (TM2) 2017, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor dhe postë telekomunikimin.

ASK njofton se në territorin e Kosovës, kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 privatë, derisa qarkullojnë 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.

"Në tremujorin e dytë të vitit 2017, numri i pasagjerëve, që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 57 mijë, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017, që do të thotë se numri i udhëtarëve është rritur për 9.19%", thuhet në raportin e ASK-së.

Sipas raportit, transporti i mallrave me tren në tremujorin e dytë të vitit 2017 ishte 132 mijë tonë, ku në raport me tremujorin e parë të vitit 2017 (TM1 2017) ka pasur një rritje prej 35.41%.

"Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e dytë të vitit 2017, ka pasur 1 767 fluturime, ose 5.4 % më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2016)", thuhet në raport.

Numri i udhëtarëve, që e kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 465 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2016) është një rritje për 9.15%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)