25 Dhjetor 2024

Rritet numri i aksidenteve me fatalitet në komunikacion

Prishtinë, 2 janar - 119 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku gjatë periudhës janar - nëntor të vitit  2017-të,  ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani. Ndërkaq, në Klinikën Emergjente në Prishtinë janë arritur shifrat rekorde të rasteve që kanë kërkuar ndihmë nga aksidentet në komunikacion.

Është arritur numri rekord i rasteve që kanë kërkuar ndihmë në Kliniken Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë 2017-së.

Drejtori i kësaj klinikeje, Basri Lenjani, ka thënë për Radio Kosovën se është shqetësuese rritja e rasteve që përfunduan me fatalitet si pasojë e aksidenteve në komunikacion.

“Në këtë vit kemi numrin më të shtuar në Kliniken Emergjente për shkak të vdekjeve që kanë ardhur si pasojë e aksidenteve të cilat kanë qenë më fatalitet. Deri në këtë moment, në kliniken tonë kemi të regjistruar 21 raste të vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e ngjarjes”, tha Lenjani .

Edhe zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, e sheh si shqetësim numrin e madh të rasteve me fatalitet si pasojë e aksidenteve në komunikacion.

” Nga janari deri në nëntor të këtij viti janë evidentuar 107 aksidente, ku me fatalitet kanë përfunduar 119 persona”, tha Kelani.

Gjatë vitit 2017-të po ashtu numër rekord është shënuar edhe te rastet të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore, tha Dr Lenjani.

“Për këtë periudhë kohore, janar - dhjetor 2017-të shënohet numri rekord i të sëmurëve që kanë kërkuar shërbime emergjente pranë klinikës sonë. Gjithsejtë numri i të sëmurëve,lënduarve dhe të helmuarve sillet afër 55-mijë”, thotë  Lenjani.

Në periudhën janar- nëntor 2017, Policia e Kosovës ka shqiptuar  mbi 372 mijë gjoba në komunikacion, ose mbi 68 mijë gjoba më shumë se vitin e kaluar, tha Kelani. Ndërkaq, për vitin 2018, Policia do të vazhdojë të zbatojë ligjin për respektimin e rregullave në trafikun rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve, që gjatë 2017 kanë arritur shifrat rekord.

/RTK/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)