23 Dhjetor 2024

Rritet Industria kineze e Aviacionit

Pekin, 15 nëntor - Kompania e Industrisë së Aviacionit e Kinës publikoi një raport në Zhuhai, qytet bregdetar në jug të Kinës, ku parashikohet se deri në vitin 2031 numri i avionëve civilë kinezë do të arrijë në 6309, nga të cilat 5545 avionë do të jenë për pasagjerë dhe 764 për transport.

Raporti thekson se në dy dekadat e fundit, industria e transportit ajror e Kinës ka patur rritje rreth 15% nga viti në vit. Kina pritet që në 2 dekadat e ardhshme të rrisë ndjeshëm numrin e avionëve civilë, për shkak të rritjes së kërkesës për transport ajror si dhe për të zëvendësuar avionët e vjetër me të rinj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)