Rriten kërkesat për targa KS
Kjo për faktin se me këto targa për të udhëtuar në Serbi duhet paguar vetëm polisa e sigurimit TPL Plus që kushton 40 euro në vit dhe që e mbulon edhe Maqedoninë, përderisa lëvizja me targa RKS në territorin e Serbisë është shumë e shtrenjtë.
Me këto të fundit, përpos polisës së sigurimit 40 euro, kosovarët detyrohen të paguajnë 16 euro vetëm me rastin e hyrjes në territorin e Serbisë për targat Proba dhe taksat komunale, plus pesë euro shtesë për çdo ditë qëndrimi në Serbi.
/Zëri/