Rrëzohet një avion tajvanez, vdesin 48 persona
Taipei, 24 korrik - Kompania ajrore tajvaneze "Transasia Airways Corporation" me anë të një deklarate njofton se në orën 6 e 30 minuta të pasdites së të mërkurës, si pasojë e rrëzimit të avionit "GE222" në Penghu, kanë humbur jetën 48 vetë dhe janë plagosur 10 të tjerë.
Kompania ajrore ka njoftuar se do të paguajë shumën prej 200 mijë yuanësh tajvanezë si dëmshpërblim për familjet e të aksidentuarve, si dhe do të ofrojë 800 mijë juanë tajvanezë për shpenzimet e funeralëve të viktimave.
Deri tani është zbuluar një nga dy kutitë e zeza të avionit të rrëzuar. Drejtori ekzekutiv i Komisionit të Sigurisë së Fluturimeve të Tajvanit Wang Xingzhong ka deklaruar se rrëzimi i avionit të kompanisë "Transasia Airways Corporation" është një aksident dhe se rezultatet e hetimit do të publikohen pas grumbullimit të të dhënave.