Rrëzohet një aeroplan i mallrave në Keni
Nairobi, 2 korrik - Autoritetet e aeroportit në Kenia kanë thënë se një aeroplan për bartjen e mallrave me katër persona në bord është rrëzuar pak kohë pas nisjes në Nairobi.
Deklarata që është cituar nga agjencia e lajmeve, Associated Press, thotë se pronari dhe operatori i aeroportit më të madh civil në këtë shtet ka njoftuar se aeroplani është rrëzuar duke e goditur një ndërtesë komerciale, pas nisjes nga Aeroporti Ndërkombëtar Jomo Kenyatta.
Kryqi i Kuq kenian tashmë ka njoftuar përmes profilit të saj në Tëitter se një trup është arritur të nxjerret nga aeroplani.