Rrëzohet avioni turk i mallrave në Kirgizi, humbën jetën 32 persona

Ankara, 16 janar - Zëvendëskryeministri i Kirgizisë Muhambetkalıy Abulkaziyev bëri të ditur se avioni i mallrave me itinerar Hong Kong-Bishkek ra në një fshat në afërsi të kryeqytetit rreth orës 7.30 me orën lokale dhe në këtë aksident humbën jetën 32 persona.
Ministria e Shëndetësisë së Kirgizisë deklaroi se shumica e viktimave ishin nënshtetas të këtij vendi të cilët banonin në rajonin ku ra avioni.
Kurse 4 viktimat e ekuipazhit ishin nënshtetas turq. 4 persona që mbetën të plagosur si pasojë e aksidentit janë marrë nën kurim.
Në vendngjarje u dërguan shumë zjarrfikëse dhe ekipe të kërkim shpëtimit.