06 Janar 2025

Rrëzohet aeroplani në Rusi, vdesin 62 pasagjerë

Moskë, 20 mars - Një aeroplan i një shoqërie ajrore nga Dubai u rrëzua të shtunën në jug të Rusisë, duke vrarë të 62 vetat në bord.

Zëdhënësja e Komisionit të Hetimit të Rusisë Oksana Kovchuzhnaya thotë se dy mendohet se mund të jenë shkaqet për rrëzimin e avionit: një gabim i pilotit për shkak të kushteve të vështira të motit ose një keqfunksionim në aeroplan.

Kovchuzhnaya bëri të ditur se kutitë e zeza të aeroplanit janë gjetur dhe janë dërguar për t\'u analizuar.

Një \"Boeing 737-800\" i shoqërisë ajrore të fluturimeve ekonomike \"FlyDubai\", u përplas teksa po përpiqej të ulej për herë të dytë në kushtet e erës së fortë në aeroportin e qytetit rus Rostov-mbi-Don.

Shumica e viktimave ishin ruse.

Thuhet se disa avionë të tjerë kishin probleme për t\'u ulur në aeroport në kohën e aksidentit, dhe njëri prej tyre ndryshoi drejtim për në një tjetër aeroport pas tri përpjekjeve të dështuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)