Rrëzohet aeroplani në Poloni, vdesin 11 pasagjerë
Varrshavë, 6 korrik - Nga rrëzimi i një aeroplani në pjesën jugore të Polonisë janë vrarë 11 vetë.
Aeroplani, që transportonte parashutistë, u përplas mbrëmë pak kohë pas ngritjes.
Në aeroplanin e vogël dymotorësh ishin 12 vetë, ndërsa raportohet se vetëm një person ka shpëtuar me lëndime.
Rrëzimi ndodhi afër fshatit Topolov.
Zyrtarët thanë se kjo ishte përplasja më tragjike e një aeroplani të udhëtarëve në Poloni për shumë vite.
Lidhur me shkaqet e rrëzimit po zhvillohen hetime.
Zjarrfikësit thanë se ndoshta aeroplani ka qenë i tejngarkuar.