20 Prill 2025

Rrëzohen dy avionë ushtarakë turq

Ankara, 25 shkurt - Dy avionë ushtarakë të ushtrisë turke janë rrëzuar në juglindje të Turqisë.

Sipas rrjetit televiziv Press Tv, Efkan Ala, ministër i punëve të brendshme të Turqisë ka njoftuar të martën mbi rrëzimin e dy avionëve ushtarakë në rajonin Malataja, ku kanë mbetur të vdekur katër pilotët e këtyre avionëve.

Sipas Ala, në secilin avionë kanë qenë nga një pilot dhe një ndihmës pilot. Ministri i punëve të brendshme të Turqisë ka thënë se nuk dihen shkaqet e rrëzimit të këtyre avionëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)