Rrëzimi i MH17, shumë kompani shmangin fluturimin mbi Ukrainë
Kiev, 18 korrik - Pas rrëzimit të avionit malajzian, fluturimit MH17, nga rebelët në Ukrainën Lindore, kompanitë e aviacionit civil të shumë vendeve njoftua se do të evitojnë hapësirën ajrore të Ukrainës.
Në listën e kompanive të aviacionit civil që shpallën anashkalimin e hapësirës ajrore të Ukrainës, janë Kompania KLM e Holandës, Lufthansa e Gjermanisë, Air France, kompania ruse Aeroflot dhe ajo turke Turkish Airlines.