25 Dhjetor 2024

Rreth një milion pasagjerë në aeroportin e Shkupit në vitin 2013

Shkup,20 shkurt - Prej vitit 2010 numri i pasagjerëve është rritur për 44 për qind. Në tre vitet e ardhshme shënojmë rritje mesatare prej 10 për qind, ndërsa rritja më e lartë mesatare në Evropë është pesë për qind, theksoi Alper Tungaj Ersoj, zëvendësdrejtor i TAV Maqedoni.

Sipas drejtorit të përgjithshëm Zoran Kërstevski, rritja i detyrohet destinacioneve të reja dhe politikave të Qeverisë për subvencionim.

Për këtë vit TAV Maqedoni njoftoi fluturime direkte nga Shkupi deri në Paris, Keln, Frankfurt, Bruksel dhe Romë.

-Viti 2013 është i suksesshëm jo vetëm sipas numrit të pasagjerëve, por edhe sipas sigurisë  në qarkullimin ajror, tha Kërstevski.

Aeroporti \"Aleksandri i Madh\"  ashtu siç tha Kërstevski, në vitin 2013 për herë të dytë është emëruar si aeroporti më i mirë në Evropë në kategorinë deri në  2 milionë pasagjerë. Sipas menaxhmentit, ajo është konfirmim se shërbimet janë mes atyre më profesionale. Në këtë kategori në konkurrencë kanë qenë 250 aeroporte të botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)