Rreth 200 mijë automjete elektrike u shitën në Europë
Bruksel, 28 gusht - Numri i përgjithshëm i automjeteve elektrike në Europë ka arritur në një milion, pas rritjes së shitjes mbi 40 për qind në 6-mujorin e parë të këtij viti.
Rreth 200 mijë automjete elektrike u shitën në Europë gjatë kësaj periudhe, me një rritje mbi 40 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Me këtë prirje, numri i përgjithshëm i automjeteve elektrike në Europë pritet të arrijë në 1.3 milion deri në fund të këtij viti.
Norvegjia kryeson ende renditjen për këto automjete në Europë, ndërsa shitjet arritën rreth 37 mijë automjete gjatë kësaj periudhe.