Rrëshqitje dheu dhe gurëve në disa rrugë nacionale e rajonale
Prishtinë, 25 shkurt - Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se në disa rrugë nacionale dhe rajonale kanë ndodhur rrëshqitje të vogla të dheut dhe të gurëve, si pasojë e reshjeve të shiut dhe ndryshimeve të motit.
Menaxherët rajonalë, ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës (MI) dhe kompanitë e kontraktuara nga MI po punojnë në pastrimin e rrugëve, për të larguar të gjitha pengesat.
Ministria e Infrastrukturës, nëpërmjet një komunikate, i këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes gjatë udhëtimit dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.