06 Janar 2025

Rrëshqitja e gurëve pengon zhvillimin normal të komunikacionit

Prishtinë, 14 mars - Për shkak të gërmimeve të paligjshme dhe reshjeve të fundit të shiut, në Shukovc të Mitrovicës është shkaktuar rrëshqitja e gurëve, që ka shkaktuar pengesa në zhvillimin normal të trafikut.

Kompania për mirëmbajtjen e rrugës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me policinë ka bllokuar aksin rrugor Mitrovicë-Jarinjë që nga ora 19:00 e natës së mbrëmshe deri sot në orën 09:00 të paradites.

Pas intervenimit të kompanisë, njëra korsi është e lirë për komunikacion nga ora 09, ndërsa është duke u punuar për lirimin e plotë të rrugës.

Nga kompania është kërkuar që pas lirimin e rrugës të vendosen shenjat për kufizimin e shpejtësisë, ngushtim të rrugës dhe për përparësi kalimi.

Përveç masave të ndërmarra, parasihet që të vendosen muret mbrojtëse të betonit (nju xhersi) në një gjatësi prej 25 metrash.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)