21 Prill 2025

Rrëshqet dheu në rrugën rajonale Pejë - Bogë

Prishtinë, 16 shkurt - Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët se në kilometrin e trembëdhetë të rrugës rajonale Pejë – Bogë ka pasur rrëshqitje të dheut.

Me gjithë atë, ky aks rrugor mbetet i hapur për qarkullim, ndërsa ekipet e MI-së dhe kompania e kontraktuar do të kujdestarojnë 24 orë çdo ditë, për të mirëmbajtur dhe pastruar këtë rrugë, në mënyrë që qarkullimin të zhvillohet pa problem.

MI i këshillon qytetarët për kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në këtë pjesë të rrugës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)