23 Dhjetor 2024

Rrëshqet dheu në autostradën “Ibrahim Rugova”

Prishtinë, 5 shkurt - Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit (MIA) ka bërë të ditur së si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka pasur rrëshqitje anësore të dheut.

Për pasojë, në njërin shirit rrugor në drejtim të Shqipërisë në hyrje të Vërmicës sipas MIA, janë paraqitur vështirësi në komunikacion, me c’rast disa makina që ndodheshin në ate pjesë në kohën kur ndodhi rrëshqitja kanë pësuar dëme të vogla materiale, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në mesin e pasagjerëve.

Kompanitë e kontraktuara, në mbikëqyrje të përgjegjësve nga ministria, kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe për shkaqe të sigurisë, njëri shirit, bashkë me atë ndihmës janë mbyllur për qarkullim.

Vendi është sinjalizuar sipas standardeve të kërkuara dhe kompania do të mbetet në kujdestari gjatë gjithë kohës.

"Bëjmë thirrje tek të gjithë pjësëtarët ne komunikacion, të shtojnë kujdesin gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor, me qëllim të evitimit të dëmtimeve nga situata të ngjashme", thekson MIA.

Ministri Lumir Abdixhiku, lut qytetarët që tu përshtaten kushteve atmosferike, përderisa siguron se rrugët do të jenë të hapura në vazhdimësi për gjatë gjithë sezonit dimëror.
 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)