Rivendosen fluturimet midis Sofjes dhe Beogradit
Sofje,1 prill - Pas një ndërprerjeje 15 vjeçare fluturimet direkte midis Sofjes dhe Beogradit u rimëkëmbën. Kjo është një nga lidhjet me rëndësi rajonale, e cila siguron mundësi për zhvillimin e biznesit dhe turizmit.
Këtë e tha ministri i transportit Daniell Papazov, i cili bashkë me homologun e tij serb Aleksandër Antiç asistuan në hapjen e vijës në aeroportin e Sofjes. Ministri bullgar njoftoi, se zhvillohen bisedime për hapjen e vijave direkte ajrore midis Sofjes dhe Zagrebit dhe Sofjes dhe Ljubljanës.
Ministri serb theksoi rëndësinë e rivendosjes së fluturimeve dhe ftoi biznesin për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh