21 Prill 2025

Ritet numri i i përdoruesve të telefonisë mobile për 7.87 %

Prishtinë, 22 gusht - Përkundër rënies së të hyrave që kanë pësuar kompanitë e telefonive mobile që veprojnë në Kosovës, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka treguar të kundërtën e përdoruesve të telefonisë molike.

Sipas ARKEP-it, numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tre-mujorit të dytë (TM2-2016) ka arritur në 1,762,611 përkatësisht për 7.87 % më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM2-2015). Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak TM1-2016, numri i përdoruesve ka ngritje prej 0.51% (ose 9,015 përdorues).

“Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tre-mujorit të dytë (TM2-2016) ka arritur në 1,762,611 përkatësisht për 7.87 % më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM2-2015) . Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak TM1-2016, numri i përdoruesve ka ngritje prej 0.51% (ose 9,015 përdorues), është thënë në raportin e “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Sipas këtij raporti ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka shënuar ngritje të lehtë në krahasim  me  tremujorin  paraprak,  ndërsa  krahasuar  me  periudhën  e  njëjtë  të konsiderueshme.
   
ARKEP në këtë raport ka përfshirë edhe telefoninë fikse. “Numri i linjave aktive të telefonisë fikse edhe në ketë tremujor ka vazhduar trendin rënës. Në këtë periudhë, TM2 2016, është shënuar një ulje e numrit të përdoruesve për 1.17% krahasuar me tremujorin paraprak përkatësisht një ulje më e ndjeshme prej 18.8% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ngjashëm me numrin e linjave aktive edhe norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të tregoj trend negativ”, është thënë në raportin e “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Kurse sa i përket numri i përdoruesve (parpapaguesve) të internetit me qasje brezgjerë fikse dhe mobile deri në TM2 2016 i raportuar nga operatorët, vërehet një rritje prej 105,349 përdoruesish apo 10.6% në krahasim me TM1 2016, respektivisht një rritje më e theksuar prej 413,110 përdorues apo shprehur ne përqindje 59.9% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2015). “Numri i linjave të internetit me qasje fikse brez gjerë deri në TM2 2016 i raportuar nga operatorët është dhënë në figurën e mëposhtme dhe shënon shifrën 224,296 linjash të internetit. Nga kjo vërehet një rritje prej 6,311 linjash apo rreth 3% në krahasim me TM1 2016, respektivisht një rritje më të theksuar prej 27,401 linjash apo 14% në krahasim me periudhën TM2 2015. Ndërsa, penetrimi për linja të internetit (linja individuale dhe bizneseve) me qasje brezgjerë në internet për ekonomi familjare është 75.5%, përkatësisht penetrimi i internetit sipas banorëve (për 100 banorë) rezulton të jetë 12.35%, është thënë në raportin e “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Sipas raportit numri i përdoruesve të shërbimeve të internetit mobil (Mobile Broadband) apo qasja në internet përmes rrjetit mobil 3G dhe 4G vazhdimisht është duke u rritur, ky numër në periudhën TM2 2016 ka arritur në 878,703 përdoruesish e që shënon një rritje prej 12.7 krahasuar me TM1 2016.

“Numri i përdoruesve që kanë qasje në internet përmes teknologjisë së rrjetit mobil GPRS/EDGE e cila në TM2 2016 numëron rreth 474,888 përdorues”, ka njoftuar ARKEP. Sipas këtij raporti trendi i numrit të përdoruesve me qasje në internet përmes rrjetit mobil edhe në këtë periudhë (TM2 2016) vazhdon të shënojë rritje. “Ngjashëm me përdoruesit, edhe penetrimi në TM2 2016 ka shënuar rritje krahasuar me periudhat paraprake. Penetrimi në TM2 2016 ka arritur në 48.8%”, është thënë në raportin e “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)