24 Dhjetor 2024

Ristrukturimi i Telekomit është i domosdoshëm

Prishtinë, 28 janar - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka së bashku me kryetarin e Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lami Balaj  kanë mbajtur konferencë për media, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit në Telekom.

I pari i MZHE-së tha se ristrukturimi që do të ndodhë në Telekom është i domosdoshëm dhe se kërkesat e sindikatës do të merren parasysh.

“Sot kishim një takim të përbashkët me Sindikatën e Telekomit ku diskutuam për brengat që kemi dhe planin për vitin 2019 dhe fazat e ristrukturimit, ku jemi futur në katër faza”, tha ai.

Gjithashtu, ministri Lluka shtoi se ristrukturimi i Telekomit do të marrë mbështetjen e  Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Kjo fazë do të marrë mbështetjen e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim në mënyrë që punëtorët të ndihen komod për procedurat që do të ndiqen. Ideja është që sindikata të jetë e përfaqësuar në vendimmarrje”, u shpreh Lluka.

Ndërsa, Kryetari i Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lami Balaj tha se ristrukturimi i Telekomit është më rëndësi dhe se ky ristrukturim do të përfshijë edhe sindikatën.

“Sot diskutuam për gjendjen në Telekom, por më e rëndësishmja është ristrukturimi në Telekom. Ne si sindikatë e kemi përkrah ristrukturimin sepse Telekomi ka nevojë. Ky proces do të përfshijë edhe sindikatën dhe ne do të jemi të zëshëm aty”, tha Lami Balaj.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)