22 Dhjetor 2024

Riparimi i aeroplanmbajtëses së vetme ruse shtyhet për kohë të pacaktuar

Moskë, 26 maj - Përkundër deklaratave të mëhershme të drejtuesve të lartë ushtarake rusë, që riparimi i aeroplanmbajtëses ruse Admirali Kuznetsov po shkonin sipas planit, u bë e ditur se përfundimi i punëve të riparimit mund të merr kohë shtesë.

Sipas informacioneve të siguruara nga Agjencia ruse e lajmeve Avia.pro, data për përfundimin e riparimit dhe provave të aeroplanmbajtëses Admirali Kuznetsov janë shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës së Bashkuar të Ndërtimit të Anijeve Aleksei Rakhmanov, është shprehur se për shkak të problemeve teknike që lidhen me furnizimin me pajisjeve të riparimit mund të ketë vonesa në riparim dhe testimin e aeroplanmbajtëses.

Aeroplanmbajtësja Admirali Kuznetsov, është aeroplanmbajtësja e vetme ruse dhe që nga prilli i vitit 2018, për shkak të problemeve që ishin shfaqur në të gjatë misionit të saj luftarak në Mesdhe, në kuadër të sulmeve ajrore në Siri, ishte në remont.

Gjatë kohës sa ishte në remont, në aeroplan bartësen Admirali Kuznetsov, kishin ndodhur dy avari, njëra në tetor të vitit 2018, ku ishte shkaktuar një vrimë e madhe e përmasave katër me pesë metra, ndërsa avaria e fundit kishte ndodhur me 12 dhjetor 2019, ku si pasoj e saldimit kishte shpërthyer një zjarr, të cilin nuk kishin arritur ta shuanin për më shumë se 24 orë. Gjatë zjarrit kishin humbur jetën dy persona ndërsa

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)