Rinisin kërkimet për kutinë e zëzë të avionit të rrëzuar "AirAsia"
Jakarta, 5 janar - Kanë rinisur kërkimet për kutinë e zezë të aeropolanit të pasagjerëve AirAsia, i cili është rrëzuar më 28 dhjetor, pasi kushtet e motit mbi Detin Java janë përmirësuar.
Aeroplani me 162 njerëz në bord ka qenë duke fluturuar nga Indonezia në Singapor kur është zhdukur nga radarët.
Në ditën e tetë të operacionit të kërkim-shpëtimit të avionit të rrëzuar të kompanisë \"AirAsia\", u gjetën 34 trupa të pajetë dhe 5 sende të mëdha të dyshimta. Deri tani është përcaktuar identiteti i 9 viktimave.
Shkaku i rrëzimit të avionit nuk është gjetur ende, por sipas raportit fillestar të analizës të bërë nga organi meteorologjik indonezian, kanë qenë kushtet e papërshtatshme të motit ato që kanë shkaktuar këtë fatkeqësi.
Ndërkohë që kërkimet vazhdojnë, nuk është gjetur ende kutia e zezë.