29 Dhjetor 2024

Rinia e PD-së shpreh shqetësim për shtimin e aksidenteve në trafik

Prishtinë, 6 gusht - Vizioni Rinor i Partisë së Drejtësisë, bënë ftesë publike për organet e rendit, dhe të gjithë ngasësit e automjeteve që ta shtojnë kujdesin e tyre gjatë ngasjes së veturave, ngase si pasoi e mos respektimit të shenjave të komunikacionit po ndodhin aksidente me fatalitet, ku njëra nga to ndodhi sot në fshatin Breznicë, ku si pasoi mbeti i vdekur një fëmijë 6 vjeçar.

Sipas statistikave vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti si pasoi e aksidenteve në komunikacionin rrugor kanë vdekur 46 persona, ndërsa janë lënduar 2995 persona.

Ky numër për ne si rini e Partisë së Drejtësisë është mjaftë shqetësues dhe kërkojmë që sa më parë të ndërmerren masa të rrepta për ngasësit e automjeteve të cilët nuk i respektojnë shenjat e komunikacionit.

Po ashtu kërkojmë që të bëhen sa më tepër fushata vetëdijesuese si për ngasësit po ashtu edhe për këmbësorët, në mënyrë që numri i aksidenteve në trafik të shënon rënie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)