23 Dhjetor 2024

Rikthehen në qarkullim targat KS

Prishtinë, 12 tetor - Targat që asociojnë Kosovën si një vend që nuk e ka të definuar statusin, do të rilëshohen në qarkullim pa u bërë një vit i plotë prej kur në të rejat u vendosën inicialet e Republikës së Kosovës. Të tilla do t’u lëshohen serbëve, por edhe disa shqiptarëve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se janë në finalizim përgatitjet për të prodhuar këto targa, ashtu siç parasheh marrëveshja e korrikut e arritur ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe për lirinë e qarkullimit ndërmjet të dyja vendeve. Për targat KS ka thënë se do të lëshohen brenda muajit.

“Do të fillojmë. Edhe udhëzimin administrativ po e përgatisim. Do të lejohen deri më 1 nëntor ato që janë zhdoganuar, me një deklarim që janë kryer më herët”, i ka thënë “Kohës Ditore” ministri Rexhepi. “Ndoshta edhe para 1 nëntorit do të fillojë furnizimi”.

Me targat që janë zëvendësuar në dhjetorin e vitit të kaluar me ato RKS, nuk do të mund të pajisen veturat e secilit pasagjer që shpreh dëshirën për t’i pasur. Për të mos i bërë krejt njëetnike, do t’iu lëshohen edhe disa shqiptarëve. Megjithëkëtë, kërkesës për t’u pajisur me to duhet bashkëngjitur argumente të forta për nevojën se iu duhet të vozisin me automjet në Serbi.

“Kryesisht (targat KS i lëshohen v.j.) komunitetit serb, por edhe për shqiptarët, vetëm nëse kanë ndonjë arsye të madhe dhe ato do të precizohen në udhëzim administrativ”, ka treguar Rexhepi

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)