Rifunksionalizohet zyra e bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë - Shqipëri
Prishtinë, 6 shkurt - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Prizrenit do të nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit për rifunksionalizimin e Zyrës së Antenës në Komunën e Prizrenit.
Kjo zyrë është e paraparë të ndërlidhë bashkëpunimin ndërkufitar në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, në kuadër të programit IPA BNK Shqipëri - Kosovë, program i cili financohet nga fondet e Bashkimit Evropian.
Nënshkrimi i Memorandumit do të bëhet në objektin e Komunës së Prizrenit - Kabinetin e Kryetarit.
Pas nënshkrimit të Memorandumit do të realizohet vizita në Zyrën e Antenës në Prizren.