Rifunksionalizohet linja hekurudhore Prishtinë - Pejë
Prishtinë, 1 tetor - Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj mori pjesë në realizimin e projektit rifunksionalizimi i linjës Prishtinë-Pejë-Prishtinë dhe me furnzim të vagonëve, pas rikonstruimit të tyre.
Me këtë rast ministri Lekaj theksoi se nuk ka asnjë problem që nuk zgjidhet atëherë kur është vullneti i të gjithë sektorëve.
"Ju garantoj se të gjitha do t’i bëjmë në të mirë të zhvillimit të hekurudhave, e pastaj kjo do të ketë impakt pozitiv në ekonomi, në transportin e udhëtarëve dhe mallrave."
"Nuk do të lejojmë që askush të jetë mbi ligjin, askush të diskriminohet sepse ne jemi të barabartë në mesin e qytetarëve dhe para ligjit", ka theksuar Lekaj.
Ministri Lekaj ka premtuar se ministria që drejton ai dhe qeveria në krye me Haradinajn do të zhvillojn politika për hekurudha dhe ekonominë në përgjithësi.
"Ne duhet të jemi në nivel të detyrës dhe me profesionistët aty ku duhet të jenë, që t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve. Ne do t’i luftojmë të gjitha dukuritë negative dhe nuk ka kush që të na ndalë në këtë.|
"Ne do të jemi në shërbim të mirës së vendit dhe do të mbështesim një menaxhim të mirëfilltë në këtë sektor. Ne do të jemi mbështetësh të politikave zhvillimore të hekurudhave që janë segment i rëndësishëm i shtetit të Kosovës“, ka thënë në dund ai.