Rifilluan punimet, në ndërtimin e rrethrrotullimit në Sllatinë
Prishtinë, 6 shtator - Rifilluan punimet të cilat ishin ndërprerë tash e disa kohë në rrethrrotullimin në Sllatinë, ne magjistralen Prishtinë-Pejë.
Në këtë rifillim të punimeve, të pranishëm ishin edhe zëvendësministri i Infrastrukturës Banush Pacolli, si dhe përfaqësues tjerë të kabinetit të ministrit Fehmi Mujota.
Lidhur me rifillimin e këtyre punimeve, shefi i kabinetit njëherit dhe këshilltari i ministrit Mujota, Lah Nitaj, pohoi: Pas ndërprerjës së këtyre punimeve, në këtë rrethrrotullim, përkatësisht në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, si dhe pas përmbarimit të të gjitha procedurave ligjore dhe administrative, kompetentët e ministrisë kanë kontaktuar kontratktorët-opertorin ekonomik që po e ndërton këtë rrethrrotullim, dhe ne sot kemi vendosur që të nisim vazhdimin e punimeve.
Janë marrë të gjitha masat që kompania ndërtuese e këtij rrethrrotullimi të mos pengohet në punë, dhe shpresojmë që punimet të ecin mbarë. Mosrealizimi i punimeve në këtë punishte deri më tani kanë qenë procedurat ligjore sepse fillimisht është dashur që të merret në shfrytëzim nga Qeveria pjesa e tokës, e cila ka pasur pronarë të caktuar, janë përgatitur elaboratet e shpronësimit, është bërë vlerësimi nga ministria e Financave, i kanë marrë vendimet pronarët e tokave nga do të tu shpronësohet prona, përkitazi me pronën që iu është marrë, për këtë projekt, si dhe iu është ofruar mundësia e kompenzimit shtoi këshilltari Nitaj, duke nënvizuar se pronarët pritet që ti hapin llogaritë rrjedhëse, në mënyrë që tiu derdhen mjetet për tokën e marrë.
Sipas këshilltarit Nitaj, pronarët e tokave kanë hezituar ti hapin llogaritë e tyre, por ne kemi kërkuar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, llogaritë e tyre rrjedhëse që sipas ligjit të shpronësimit, që të hapë llogaritë e mirëbesimit, në mënyrë që tu bëhet kompanzimi.
Qeveria ka qenë e kujdesshme që të pakënaqurëve tu hap mundësinë ligjore dhe këta pronarë dhe të gjithë të tjerët në projektet që i realizon Qeveria e Kosovës, të paraqesin ankesat e tyre pranë organeve kompetetnt të drejtësisë, për ti shkurtuar procedurat kjo bëhet drejtëpërdrejt në Gjykatën Supreme.
Në rastin aktual, probleme me pronarët të tokave në këtë rrethrrotullim, janë katër , të cilët janë të pakënaqur me vlerësimin e pronave të tyre.