Rifillon kërkimi për avionin Malaysia Airlines
Kuala Lampur, 28 mars - Operacioni ndërkombëtar i kërkimit për avionin e humbur të Malaysia Airlines fluturimit MH370 rifilloi të premten, pasi u pezullua përkohësisht të enjten për shkak të motit të keq, njoftoi autoriteti australian i shpëtimit detar.
Ndërkohë, pamje të reja të marra nga satelitët kanë zbuluar mbi 300 objekte të reja që notojnë në jug të oqeanit indian, të cilat dyshohet se janë psesë e avionit të Malaysia Airlines fluturimit MH370.
Pamjet e marra tani duhet të verifikohen nga kërkuesit në det. Vendosmëria për kërkimin e mbetjeve në det erdhi pas pamjeve të marra nga satelitët francezë, ku dukeshin 122 objekte.
Por identifikimi i objekteve është vështirësuar për shkak të motit të keq.
Shirat e dendur dhe erërat e forta detyruan Australianë që drejton operacionin e kërkimit, ta pezullojë përkohësisht atë të enjten.