Rifillojnë punimet në rrethrrotullimin në Veternik
Prishtinë, 20 shkurt - Zyra për Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Prishtinës ka b7rë të ditur se pas një pauze, sot rifilluan punimet tek rrethrrotullimi i Veternikut në Prishtinë.
Ditën e sotme përfaqësues të Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, së bashku me punëkryesin kanë filluar mënjanimin e pengesave në projektin e rrethrrotullimit i cili ka shkaktuar pengesa dhe vonesa të shumta në hyrje të Prishtinës.
Pas përfundimit të procesit të shpronësimit tanimë plani i punimeve parashesh që më së shumti brenda 110 ditëve të përfundojë projekti.
Kjo do të thotë se në fund të muajit maj - fillim të muaj qershor rrethrrotullimi do të jetë i kalueshëm për qytetarët.