28 Dhjetor 2024

Rifillojnë fluturimet e huaja ajrore në Siri

Damask, 25 maj - Një aeroplan ukrainas i tipit "Boeing 737" me 10 udhëtarë mbërriti të dielën në aeroportin e qytetit bregdetar të Sirisë Latakia, duke shënuar fluturimin e parë të huaj në Sirinë e prekur nga lufta që nga viti 2012.

Kompania ukrainase "Autolux Airways" do të ofrojë një fluturim në javë midis Kievit dhe Latakias. Kjo kompani u siguron gjithashtu edhe shërbime transiti sirianëve në vende të tjera të botës nëpërmjet Kievit, kryesisht për në Rusi dhe ShBA.

Kompania ajrore shtetërore e Sirisë ofron fluturime vetëm në një numër të vogël vendesh, duke përfshirë disa vende të Gjirit Persik, Egjiptin dhe Rusinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)