Riasfaltohet rruga "Uksin Kovaçica"
Prishtinë, 9 shtator - Janë rreth 4.000 metra katrorë të rrugës Ukshin Kovaçica, që janë asfaltuar gjatë kësaj jave dhe që shtrihen nga xhamia e Haxhi Veselit deri tek shkolla fillore Migjeni, e të cilën e ka inspektuar të mërkurën drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Blerim Baruti, me bashkëpunëtorë.
Rruga ishte asfaltuar vitin e kaluar, mirëpo, meqë punëkryesi nuk e kishte bërë punën ashtu si duhet, organi mbikëqyrës kishte bërë vërejtje për shkak të lëshimeve të bëra dhe cilësisë së dobët të asfaltit dhe punimeve të bëra.
Duke pas këtë parasysh, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, drejtori Baruti dhe organi mbikëqyrës kishin kërkuar që të përmirësohen gabimet, përkatësisht që rruga të asfaltohet sërish, gjë të cilën punëkryesi e kishte pranuar me korrektësi, duke i bërë rrugës një shtresë tjetër të asfaltit, për të cilën drejtori Baruti dhe bashkëpunëtorët e tij, thanë se tani shihet çartë se cilësia e punëve dhe asfaltit është më e mirë.
Po sot drejtori Baruti dhe bashkëpunëtorët e tij kanë inspektuar punimet në rrugën Suhadoll-Gushafc, e cila është në përfundim e sipër, përkatësisht në fazën e përgatitjes për asfalt dhe e cila po ndërtohet të komunës.
Aktualisht në rrugë janë duke u vendosur skajoret dhe duke u punuar trotuari. Drejtori Baruti shpreson se rruga do të inaugurohet në afatin e paraparë.
Kjo është një ndër rrugët më moderne pasi që do të ketë gjashtë metra gjerësi, me trotuar prej 1.2 metra në të dyja anët, si dhe është ndërtuar tërësisht kanalizimi fekal e atmosferik, lëshesat pllakore dhe ka ndriçim publik.