26 Dhjetor 2024

Reshitaj e Lekaj zotohen për kryerjen e obligimeve të përbashkëta

Prishtinë, 1 nëntor - Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj, ka pritur sot në takim Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe përshpejtimit të procedurave për projektet që lidhen me këto dy ministri.

Ministrja Reshitaj kërkoj nga ministri Lekaj që të zbatohet në praktikë Udhëzimi Administrativ për normat e lejuara të shkarkimeve në ajër nga burimet e lëvizshme të ndotjes.

Përmes këtij udhëzimi administrativ, dukë bërë matjen e gazrave shkarkuese në ajër nga automjetet ne do të ndikojmë në reduktimin e ndotjes së ajrit, që parashihet si një nder masat konkrete që ne si ministri do të marrim në kuadër të planit të aktiviteteve për përmirësimin e ndotjes së ajrit në Kosovë, potencoj nder të tjera ministrja Reshitaj.

Nga ana tjetër Ministri Lekaj, pasi ofroj mbështetjen e tij për realizimin e projekteve që ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë, u zotua që si ministri do të punojnë në kryerjen e obligimeve ligjore që lidhen me mjedisin, si dhe në fund falënderoi ministren për përshpejtimin e procedurave të shpronësimit për pronat në autostradat që po ndërtohen në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)