27 Dhjetor 2024

Rënia e çmimit të naftës ndihmon kompanitë ajrore

Washington, 23 janar - Rënia e çmimit të naftës po dëmton kompanitë e naftës por po ndihmon kompanitë ajrore dhe shitjet e makinave. Megjithatë çmimet e ulëta të naftës nuk janë të mjaftueshme për të nxitur rritjen ekonomike globale.

Në të kaluarën, çmimet e larta të naftës i kanë çuar në falimentim disa kompani ajrore.

Kostoja e lëndës djegëse ka rëndësi sepse karburanti është shpenzimi më i madh i kompanive ajrore. Më shumë se një e treta e shpenzimeve të tyre lidhet me karburantin.

Për të mbijetuar, kompanitë ajrore shkurtojnë personelin dhe kosto të tjera. Një ekspert i kësaj industrie thotë se kompanitë fitojnë rreth shtatë dollarë për çdo pasagjer, nga disa miliardë njerëz që ata transportojnë në vit.

Zëdhënësi i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, Perry Flint thotë se çmimet e ulëta të karburantit janë një ndihmë e madhe për rritjen e fitimit të kompanive ajrore.

\"Parashikimet tani janë pozitive, ne presim rreth 25 miliardë dollarë fitime në vitin 2015, një përmirësim prej rreth 19.9 miliardë dollarësh në krahasim me vitin e kaluar\".

Ulja e kostos së karburantit bën që konsumatorët të kenë më shumë para për të shpenzuar për gjëra të tjera. Kjo mund të jetë arsyeja pse Shoqata Kombëtare e Shitësve të Makinave thotë se në vitin 2014 konsumatorët amerikanë blenë më shumë makina se sa gjatë tetë viteve të mëparshëm.
Një ekspert i shitjeve thotë se çmimet e ulëta të karburantit kanë ndihmuar amerikanët të përballojnë çmimin e makinave që ata pëlqejnë më shumë.

Jack Fitzgerald është marrë me biznesin e shitjes së makinave që nga vitet 1950. Vitin e kaluar 1400 punonjësit e tij shitën 24 mijë makina.

\"Ato janë makina të mëdha, djegin shumë, dhe janë popullore. Kur çmimi i karburantit bie, ato bëhen edhe më të kërkuara\".

Ekspertët e ekonomisë thonë se çmimet e ulëta të naftës po stimulojnë ekonominë globale, pasi paratë që dikur shpenzoheshin për energjinë mund të përdoren për gjëra të tjera. Por rritja ekonomike është penguar edhe nga efektet e mbetura të krizës financiare, si nivelet e larta të borxhit dhe papunësisë.

Drejtorja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde thotë se kjo ndihmë nuk është e mjaftueshme për rimëkëmbjen globale.

\"Pavarësisht rritjes së nxitur nga rënia e çmimeve të naftës, dhe rritjes së ekonomisë amerikane, rimëkëmbja ekonomike globale vazhdon të përballet me vështirësi të mëdha\".

Çmimet më të ulëta të naftës janë problem për kompanitë e naftës, dhe sipas njoftimeve të mediave, janë duke u anuluar projekte të ardhshme me vlerë miliarda dollarë. Ekspertë të industrisë thonë se nga shkurtimet do të rrezikohen projektet e shtrenjta ku kostoja e prodhimit mund t\'i tejkalojë çmimet e tanishme dhe të pritshme të naftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)