Rëmbehet një aeroplan me 55 udhëtarë në Egjipt
Kajro, 29 janar - Një aeroplan nga Egjipti është rrëmbyer dhe është detyruar të ulet në Qipro. Raportohet se 55 udhëtarë ndodhen në bord, me një ekuipazh prej 7 vetësh.
Të paktën një nga rrëmbyesit mendohet të ndodhet në bordin e aeroplanit të EgyptAir, dhe besohet se është i armatosur.
Aeroplani Airbus 320 ishte duke udhëtuar nga Aleksandria në Kajro.
Deri më tani, nuk janë dhënë detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje.