Reja e hirit vullkanik vazhdon të pengojë qarkullimin ajror
Berlin, 10 maj - Për shkak të resë së hirit vullkanik nga Islanda në Evropë vazhdon të ketë pengesa në qarkullimin ajror.
Në Gjermani u mbyllën aerportet e Mynihut dhe të Shtutgartit. Të prekur janë edhe aerporte më të vegjël në jug të vendit si në Ludvigshafen, Manheim dhe Augsburg.
Edhe në Veri të Italisë u bllokuan pjesë të tëra të hapësirës ajrore. Ndër të tjerë janë mbyllur aerportet e Milanos dhe të Firences.
Në Portugali u mbyll aeroproti i Portos. Ndërkohë në Spanjë, ku të shtunën u mbyllën 19 aeroporte ndër të tjerë edhe ai i Barcelonës, qarkullimi ajror është normalizuar.