23 Dhjetor 2024

Refuzohet ankesa Monaco Telecomit

Prishtinë, 4 shtator - Gjykata e tenderëve, në një afat rekord, ka hedhur poshtë ankesën e Monaco Telecomit, duke u hapur rrugë kështu procedurave për privatizimin e PTK-së.

OSHP, nuk mohon shkeljet që i ka paraqitur Monaco Telecomi, por thotë se ankesa është vonuar. Monaco ishte në garë për PTK-në, por nuk u parakualifikua.

Ankesa e Monaco Telecomit, e cila nuk u parakualifikua për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, nuk pritet t’ia prishë hesapet Qeverisë se Kosovës.


Në afat rekord, Gjykata e tenderëve e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e kësaj kompanie. OSHP, nuk ka mohuar se ka shkelje në procedurat tenderuese, por thotë se ankesa e kompanisë ishte vonuar.

Gjykata e tenderëve gjeti se ankesa e Monaco Telecomit ishte jashtë afatit ligjor, për çka edhe e hodhi poshtë. Kjo i hap edhe rrugën procedurave për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

Sipas vendimit të OSHP-së, kompania ankuese ka dështuar të dorëzojë ankesën brenda afatit ligjor, si dhe ka dështuar të bëjë sigurimin e ankesës konform legjislacionit në fuqi.

“Hidhet poshtë si i palejuar shqyrtimi i ankesës se operatorit ekonomik “Monaco Telecom International”, me nr. 250/12 e datës: 28.08.2012, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Tenderi publik për privatizimin e 75 për qind të aksioneve publike, Ndërmarrjes Postës dhe Telekomunikacionit, iniciuar nga AK Ministria e Zhvillimit Ekonomik”, thuhet në vendimin e OSHP-së.

Me këtë, sipas këtij vendimi, i lejohet Autoritetit Kontraktues, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, që të vazhdojë tutje me procedurat për privatizimin e PTK-së, shkruan Express.

Në arsyetimin e vendimit, thuhet se Autoriteti kontraktues, përmes njoftimit të datës 17.08.2011, e ka njoftuar operatorin ankues “Monaco Telecom”, lidhur me procesin e vlerësimit të Komisionit për parakualifikim të ofertave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)