Realizohet fluturimi i parë Prishtinë-Paris



Prishtinë, 1 tetor - Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari, u inagurua fluturimi i parë Prishtinë-Paris me kompaninë ajrore easyJet.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ambasadori i Kosovës në Francë, z. Qendrim Gashi, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, si dhe ministri i Diasporës, Valon Murati.
Me anë të programit stimulues qe u dedikohet kompanive ajrore, kemi arritur që brenda një kohe mjaft të shkurtër të shtojmë disa linja të reja ajrore dhe ti forcojmë ato ekzistuese.\"
\"Me formimin e këtyre lidhjeve, ne po tentojmë që tu japim mundësi më të shumta udhëtarëve tanë, numri i të cilëve po rritet në vazhdimësi.\"
\"Kjo është një linjë e rëndësishme që lidh Kosovën me njërën ndër kryeqendrat më të rëndësishme europiane, Parisin\", ka thënë drejtori gjeneral i ANP Adem Jashari, Haldun Kokturk.
Gjatë këtij muaji easyJet do të fluturojë nga Prishtina për në Paris një herë në javë, të Shtuneve, ndërsa që nga 2 Nëntori do të ketë dy fluturime në javë, të Mërkureve dhe të Shtuneve.