24 Dhjetor 2024

Reagime për lartësinë e taksës së aplikuar ne rrugën e kombit

Prishtinë, 17 shtator - Në takimin e mbajtur me sot Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve si pjesë e Odës Ekonomike të Kosovës ka reagur për taksën e aplikuar në rrugën e kombit.

Kjo shoqatë nuk është kundër taksës rrugore por përkundrazi ka dhënë kontributin e saj në takimet e mbajtura të nivelit qeveritar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për të ardhur deri tek një zgjidhje e pranueshme për pagesën e taksës për autobus.

Jashtë sezonës, janë 20 deri në 30 autobus që në baza ditore mbajnë linjat e rregullta nga Kosova në Shqipëri.

Gjatë vikendeve numri i autobusëve që qarkullojnë në rrugën e kombit arrijnë shifrën nga 50 deri në 60 autobus, nderkaq gjatë sezonës turistike kjo shifër arrinë deri në 100 autobus përgjatë ditës.

Agjensitë turistike për transportin e udhëtarëve nga Kosova si kontribut të drejtëpërdrejtë të rritjes së të hyrave të turizimit shqipëtar në mënyrë unanime kërkojnë që taksa për autobus të jetë pesë euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)