Raiffeisen dhe IPKO mundësojn pagësa me sms
Prishtinë, 2 korrik - IPKO dhe Raiffeisen Visa Prepaid Kartela, një ndër programet më të reja dhe inovative të bankimit elektronik në Kosovë, sot prezanton edhe më shumë funksione të reja të cilat edhe më tej e lehtësojnë jetën e Kosovarëve.
Të gjithë poseduesit e IPKO dhe Raiffeisen Visa Prepaid Kartelës do të kenë mundësi, përveç mbushjes së celularit dhe transferimit të parave me SMS, gjithashtu të bejnë deponimin e rrogës së tyre në kartelë si dhe të paguajnë faturat e rrymës (KEK) me SMS, absolutisht falas.
Deponimi i rrogës në IPKO dhe Raiffeisen Visa Kartelë e bën qasjen e parave më të lehtë dhe më të shpejtë, si dhe u mundëson poseduesve të kartelës të maksimizojnë shfrytëzimin e të gjitha shërbimeve të kartelës. Poashtu, të gjithë personat që e deponojnë rrogën e tyre në IPKO Visa Prepaid Kartelë, do të kenë mundësi të fitojnë 500, si pjesë e lojës shpërblyese.
Për më tepër, pagimi i faturave të rrymës (KEK) tani është bërë edhe më i lehtë. Të gjitha faturat e rrymës tani mund të paguhen me SMS në rehatinë tuaj, pa kurrfarë nevoje të pritet në radhë.
Pas paraqitjes së IPKO dhe Raiffeisen Visa Prepaid Kartelave në Kosovë, mijërat të cilët kërkuan Visa Prepaid Kartelën po gëzojnë lirinë dhe sigurinë e shpenzimeve me kartelë dhe aftësinë për të dërguar të holla me SMS, të rimbushin llogarinë IPKO celularit të tyre me SMS apo kontrollimin e bilancit me një SMS, pa nevojë për llogari bankare.