Radio Taksitë me parkingje të shënjuara
Prishtinë, 20 janar - Sot është mbajt takim në mes të nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu dhe kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ku të pranishëm ishin edhe udhëheqësit e shoqatës së Radio-Taksive.
Në takim janë diskutuar kërkesat e Radio Taksive ndaj Kuvendit Komunal të Prishtinës .
Në fillim nënkryetari u shpreh se të gjitha kërkesat janë të arsyeshme dhe ato do të realizohen në afat kohorë.
Jusuf Azemi, Kryetar i Sindikatës se Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës ka thënë së deri me 15 shkurt te gjitha vend parkingjet e Radio Taksive do te jen të shënjuara edhe 12 vend parkingje të reja.
Nga 1 Shkurti sipas tij në QKUK , Gërmi dhe ne Stacion të Autobusëve Radio-taksitë dhe Auto- Taksitë do të hyjnë pa pagesë . komuna do tu bëj kërkesë edhe institucioneve tjera që të aplikojnë të njëjtin veprim.
Po ashtu Azemi ka theksuar se komuna do t\'i bëjë kërkesë policisë për ndalje të Radio Taksive dhe Auto Taksive deri 5 minuta , aty ku nuk pengohet qarkullimi.
Çështje e licencimit të lejeve sipas tij kryhet brenda këtij muaji.
\"Jemi pajtuar që çdo leje pune e çdo kompanie të radio-taksive , dhe çështje te tjera , së pari duhet marr pëlqimin nga shoqata e radio taksive , pastaj të vendoset për natyrën e sajë, ne Komunë\", ka theksuar Azemi.