24 Dhjetor 2024

Qindra punëtorë të Postës në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”

Prishtinë, 24 maj - Qindra punonjës të Postës së Kosovës Sh.A  kanë dhënë kontributin e tyre për grumbullimin dhe largimin e mbeturinave, duke iu përgjigjur thirrjes për fushatën “Të pastrojmë Kosovën”.

Të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv Sejdi Hoxha, aksioni ka filluar në orën 10:00  para selisë qendrore të Postës së Kosovës në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Në këtë aksion kanë marrë pjesë të gjithë menaxherët, zyrtarë dhe punonjës tjerë.

 Për disa orë janë pastruar hapësirat përreth objekteve të Postës së Kosovës dhe pjesë tjera të qytetit, jo vetëm në Prishtinë, por edhe në të gjitha regjionet e vendit ku ndodhen zyrat postare.

“Ne do të marrim pjesë në çdo aktivitet vullnetar për t’i kontribuar Kosovës dhe qytetarëve të saj. Edhe në të kaluarën kemi qenë pjesë e aksione të ndryshme vullnetare dhe humanitare”, ka thënë Hoxha. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)