22 Dhjetor 2024

Qeveria përfshin Postën në Pako Fiskate COVID -19

Prishtinë, 5 qershor - Posta e Kosovës ka përfituar mjete financiare nga pako emergjente prej aksionarit të saj, Qeveria e Republikës së Kosovës, si mbështetje për humbjet që pati ndërmarrja në këtë kohë pandemie të koronavirusit COVID-19.

Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve, Mentor Arifaj dhe U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Salih Morina,  në emër të Postës së Kosovës, falënderojnë Qeverinë dhe ish ministren e linjës, Znj.Rozeta Hajdari për mbështetjen financiare që i dhanë për ndërmarrjen tonë, e cila ka qenë në shërbim të qytetarëve me zyra postare në të gjitha regjionet, përfshirë edhe komunat në karantinë.

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Postës së Kosovës, garantojnë se mjetet financiare të pakos emergjente të marra nga Qeveria e Kosovës, do t’i shpenzojnë në mënyrë më racionale në përmbushjen e obligimeve jetike operacionale për funksionim normal të Ndërmarrjes, ashtu si janë parapa sipas Pakos Fiskale COVID19. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)