Qeveria miraton shpronësimin e disa pronave për interes publik
Prishtinë, 3 tetor - Qeveria e Republikës së Kosovës ne mbledhjen e rregullt, të gjashtën me radhë ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i Rrugës Lidhëse me Rrugën Nacionale N9 Prishtinë – Pejë, Zona Kadastrale e Kijevës, Komuna e Malishevës.
Qeveria ka miratuar edhe vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të KBI “Kosova Export” dhe NSH “Bujqësia” të cilat prekën nga renovimi i Stadiumit të futbollit “Agron Rama” në komunën e Obiliqit.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar në parim nismën për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trilaterale mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Maqedonisë për vitin 2016, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II.